Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 22:12
Hashim Thaci

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:30-10:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Problemet e reformës në drejtësi”, (Analizë e katër Projektligjeve që dalin nga "Deklarata e Përbashkët e Zotimeve"). (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 11:00)

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mban orë përkujtimore për atdhetarin Ahmet Haxhiu, veprimtar i dalluar i brezit të Adem Demaçit. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 11:00-12:00)

Handikos Gjilan do të mbajë një protestë para zyrave të kryetarit të Komunës, për Personat me aftësi të Kufizuara. (Gjilan, ora 11:00)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë. (Ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat