​Ngjarjet e datës 28 qershor

Kosova

​Ngjarjet e datës 28 qershor

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Komisioni për Ekonomi mban dëgjim publik mbi projektligjin për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)

Nënshkruhet marrëveshja e financimit për projektet “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”. Marrin pjesë ministri i Financave Hekuran Murati, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci. (Objekti i Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal Gjilan, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. (Hotel “Opera” Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen solemne të Qendrës Komunitare "Concordia", në lagjen Ali Ibra Gjakovë. (Ora 11:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin e Komisionit funksional për Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, seksioni i shkencave të natyrës, mban ceremoninë e ndarjes së Çmimit stimulues nga lëmi i shkencave të natyrës për stimulimin e punës shkencore-kërkimore të të rinjve nga lëmi i shkencave të natyrës. (Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet tryeza shkencore Turizmi në Deçan. (Ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Komuna e Deçanit organizon edicionin e 13-të të Panairit tradicional veror Ekspos. (Qendra e qytetit Deçan, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat