Mori borxh për trajtimin e grua, ministria nuk po e rimburson

Kosova

Mori borxh për trajtimin e grua, ministria nuk po e rimburson

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 16:03
Qytetari nga Podujeva

Një qytetar nga Podujeva ka treguar për trajtimin që e pati gruaja e tij nga mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai në Kosova Today të Klan Kosovës ka theksuar se stafi mjekësor në QKUK nuk e kishte kontrolluar si duhej gruan e tij në momentin e parë kur e dërgoi në emergjencën e Prishtinës.

Më pas theksoi, se gruaja e tij u trajtua në Tiranë të Shqipërisë për shkak se iu shfaq një tumor, operacion ky që i kishte kushtuar në vlerë të tetë mijë eurove.

Para për të cilat, thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke e rimbursuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat