Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 22:14
Ilustrim

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari mbajnë konferencë për media. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 09:30)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mban ceremoninë e diplomimit të kadetëve, gjenerata 2024. Në ceremoni përveç familjarëve do të marrin pjesë udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 9:45)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë mbi 30 pika për shqyrtim. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 10:00)

Fakulteti i Edukimit i UP-së organizon Konferencën Ndërkombëtare për Kërkime Arsimore – KICER 2024. (Amfiteatri i ri i Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Komisionin për Integrim Evropian dhe me delegacionin e deputetëve të Parlamentit Bavarez (fraksioni CSU) të Republikës Federale të Gjermanisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 10:15)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media të ku do të shpalosen rezultatet e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të institucioneve publike të nivelit qendror, atyre të nivelit lokal dhe ndërmarrjeve publike për vitin 2023, si dhe rezultatet e një auditimi të performances. (Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ora 11:00)

OJQ Aktiv prezanton Raportin “Gjendja e të drejtave të njeriut në veri të Kosovës”, i cili dokumenton shkeljet e mundshme të të drejtave të komuniteteve lokale në katër komunat veriore të Kosovës, si dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në media dhe hapësirë publike, në periudhën nga tetori 2023 deri në maj 2024. (Qendra për Energji Qytetare (CEC), Mitrovica e Veriut, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat