Lladrovci dhe ambasadori i BE-së, Szunyog vizitojnë projektet e BE-së në Drenas dhe flasin për planet e komunës

Kosova

Lladrovci dhe ambasadori i BE-së, Szunyog vizitojnë projektet e BE-së në Drenas dhe flasin për planet e komunës

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 17:08
Ramiz Lladrovci dhe Toms Szunyog

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Ambasadorin Toms Szunyog, me ç’ rast diskutuan për bashkëpunimin, grantin e performancës, projektet me prioritete dhe sfidat.

Njëri ndër projektet të cilin e vizituan është sheshi i Drenasit i cili është në proces të rregullimit.

Punimet në sheshin e Drenasit

Komuna e Drenasit ka njoftuar se ka falënderuar ambasadorin duke i potencuar të gjitha dëmet e shkaktuara që kanë penguar procesin.

“E falënderova Ambasadorin për projektin e Sheshit, Çerdhes dhe projektin e arsimit, duke potencuar dëmet e shkaktuara nga vonesat në nivelin qendror e deri te padia ndaj institucioneve rreth pasqyrave financiare pa fajin tonë, mos marrja e grantit përkundër vendit të parë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Lladrovci tutje thekson se kanë biseduar edhe për angazhimet në sigurimin e ujit të pijshëm, për të cilin aktualisht ka mungesë.

“Në takim theksova se jemi shumë të angazhuar për sigurimin e ujit të pijes, ujëmbledhësin në Vërboc, për ngecjet e paarsyeshme dhe vështirësitë e aftësimit të ujësjellësit me investimet e komunës për ujë, për impiantin e ujërave të zeza, rregullimin e shtratit të lumit dhe ndotjen e ambientit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat