Komuna e Klinës fillon punimet për parkun në Caravik, vlera afro 40 mijë euro

Kosova

Komuna e Klinës fillon punimet për parkun në Caravik, vlera afro 40 mijë euro

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Klinës ka vazhduar me projektin për krijimin e hapësirave publike edhe në fshatin Caravik, në të cilin pritet investim afro 40 mijë euro, vendi në të cilin do të kryhen ndërtimet e këtij parku deri para pak vitesh shfrytëzohej si fushë e futbollit të vogël nga të rinjtë e fshatit por më pas është shndërruar në deponi ilegale e mbeturinave.

Kërkesa të shumta nga qytetarët e bënë që komuna e Klinës, të marrë vendim në krijimin e hapësirave të gjelbra që do të shfrytëzohet nga banorët e fshatit për rekreacion.

Sipas kryetarit të kësaj komune Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar nisjen e ndërtimit të këtij parku, ai ka thënë se kjo gjë po arrihet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, duke shtuar ky projekt është më i shtrenjtë deri më tash për komunën e Klinës.

“Kërkesat për pastrim, largim të mbeturinave e ndërtim të parkut ishin të vazhdueshme nga banorët e zëshëm të fshatit. Në koordinim më Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, në kuadër të planifikimeve buxhetore për ndërtimin e parqeve në fshatra, e kemi bërë projektin që buxhetit të komunës do t`i kushtojë afër 40 mijë euro që e bënë parkun më të kushtueshëm të ndërtuar në fshatra nga Komuna e Klinës”, ka shkruar Elezaj.

Gjithashtu Elezaj ka paraparë që ky park do ti ngjajë atyre evropiane.

Fillimi i punimeve nga komuna e Klinës/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Punëtorët sot filluan punën për largimin e mbeturinave, ndërsa pas vetëm disa javëve ky vend do t`i ngjajë parqeve të vogla europiane”, është shprehur ai.

Vendi ku parashihet këndi i lojërave për fëmijë dhe ndrçimi publik/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Poashtu në kuadër të projektit parashihet përveç pastrimit të deponisë ilegale të mbeturinave dhe ndërtimit të parkut të ketë edhe ndriçim publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat