Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Kosova

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat