Projekti për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Leshak, i nënshtrohet auditimit

Kosova

Projekti për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Leshak, i nënshtrohet auditimit

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të sezonit auditues 2023/2024 është duke realizuar auditimin e performancës “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak” i cili do të vlerësojë nëse Ndërmarrja Publike “Infrakos”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministria e Ekonomisë ishin efikase në menaxhimin e këtij projekti.

“Për shkak të rëndësisë së këtij projekti, implikimeve të larta buxhetore si dhe vonesave në funksionalizimin e kësaj linje hekurudhore, procesi i auditimit po ashtu do të vlerësojë procedurat e kontraktimit si dhe kostot tjera” thuhet në njoftimin e ZKA-së.  

Për realizimin e këtij projekti buxheti i planifikuar është në vlerë mbi 208 milionë euro nga huamarrja dhe grante ndërkombëtare. “Infrakos” është ngarkuar për kthimin e mjeteve dhe interesit kreditor në vlerën mbi 7 milionë euro. Shpenzimet e faturave të paguara deri në fund të vitit 2023 arrijnë vlerën mbi 83 milionë euro.

ZKA-ja ka vlerësuar se është me interes ekonomik e social për vendin dhe shoqërinë auditimi i procesit për realizimin e Projektit “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat