Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan: Kemi dy kërkesa, nëse kryetari Hyseni i plotëson, e votojmë buxhetin e vitit 2025

Kosova

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan: Kemi dy kërkesa, nëse kryetari Hyseni i plotëson, e votojmë buxhetin e vitit 2025

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 11:00
Bujar Nevzadi

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzadi, thotë se janë në bisedime me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, sa i përket hartimit të buxhetit për këtë komunë.

”Ne jemi në bisedime edhe me kryetarin Hyseni edhe me shefin e VV, kemi dy kërkesa’’ thotë ai.

Nevzadi, thotë se si PDK i kanë dy kërkesa për kryetarin Hyseni dhe në rast se realizohen, PDK në Gjilan do e votoj buxhetin për vitin 2025.

’E para është funksionalizmi i Stacionit të Autobusëve dhe kërkesa e dytë është e 19 punëtorëve që janë kanë nën akuzë e që Komuna iu ka mbetur borxh 347 mijë euro, se ata janë paguar për 7 vite nga 50%. Nëse këto dy plotësohet, në e ftojmë edhe seancën e jashtëzakonshme’’ thotë ai.

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan thotë se koalicioni PDK-LVV në këtë komunë ka përfundu.

 ‘’Koalicioni me ta ka përfundu, ne kemi qenë me ta 15 muaj, deri në zgjedhje s’kemi koalicion” përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat