5 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Kosova

5 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:16
Policia e Kosovës

Bazuar në raportin 24ëorësh të Policisë së Kosovës vetëm gjatë kësaj kohe janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar dy raste, një në atë të Ferizajt e Gjakovës dhe një rajonin e Mitrovicës.

“Fushë Kosovë / 23.06.2024 – 00:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasoj e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë  23.06.2024, 21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i  njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtime / 23.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë  23.06.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Skenderaj  23.06.2024, 13:30.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje janë fjalosur me të  dyshuarën femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat