Telashe edhe me rrymë për shkak të shiut dhe erërave, KEDS tregon rajonet e prekura

Kosova

Telashe edhe me rrymë për shkak të shiut dhe erërave, KEDS tregon rajonet e prekura

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 23:42
Ilustrim

Pas reshjeve të mëdha të shiut, KEDS ka njoftuar opinionin se në disa lokacione sistemi energjetik ka dalë jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj.

Por, KEDS ka njoftuar se në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion

“Reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditën e sotme kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet. Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike , vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa Lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit”.

“Aktualisht, rajoni më i prekur është Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj. Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat