​Marshohet për 25-vjetorin e shëndetësisë së Prishtinës, stafi krenohen arritjet

Kosova

​Marshohet për 25-vjetorin e shëndetësisë së Prishtinës, stafi krenohen arritjet

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 14:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për nderë të 25 vjetorit të shëndetësisë së Prishtinës punëtorët shëndetësor të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Urgjencës, parakaluan në sheshet kryesore të Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Izet Sadiku ka numëruar sukseset e sektorit të shëndetësisë, duke thënë se për këto 25 vite krenohen me arritjet e tyre.

Sadiku: Ne kemi rrit shumë shërbime në Prishtinë

“Sot është dita e shëndetësisë së Prishtinës është një vit jubilar dhe mendoj që shëndetësia e Prishtinës për këto 25 vite është zhvilluar shumë dhe sot ne kemi një shëndetësi që është për me u krenu. Vetëm vitin e kaluar kemi dhënë diku rreth 3 milion e 500 mijë shërbime, mbi 1 milion e 100 mijë vizita, rreth 1 milion shërbime laboratorike. Ne kemi rrit shumë shërbime në Prishtinë e kemi rrit shërbimin shtëpiak që punon sot 12 orë 365 ditë, kemi rrit shërbimet laboratorike, radiologjike, stomatologjike dhe gjitha këto kanë ndikuar sot që ne me u krenu me shëndetësinë e Prishtinës”, tha Sadiku.

Sadiku ka folur edhe rreth qëllimit të këtij aktiviteti dike përmendur edhe zonat që kanë vizituar.

Sadiku: Kemi bërë parakalim si shenjë falënderimi për krejt punëtorët shëndetësor

“Qëllimi i krejt aktiviteteve ka qenë me u taku me qytetarë me dhanë informata për ta dhe me u taku me ata jo vetëm kur ata kanë nevoja shëndetësore, mi taku, me i njoftu për aktivitetet e tona. Të martën jemi taku me nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, të mërkurën kemi qenë në fshatrat e Prishtinës, në Drenoc, Barilevë e Prugovc ku kemi dhënë shërbime për qytetarët e atyre fshatrave. Dje kemi qenë në parkun e Gërmisë ku kemi taku një grup të qytetarëve sidomos ata që janë mosha mbi 65 vjeç e që kanë nevojë për shërbime kronike. Dhe sot në shesh kemi bërë një lloj parakalimi si shenjë falënderimi për krejt punëtorët shëndetësor për këtë ditë për shërbimet që po i japin”, shtoi Sadiku.

Arjeta Pula, specialiste e mjekësisë familjare, ka treguar për aktivitetet që i kanë zhvilluar gjatë kësaj jave.

Pula shtoi se gjatë vizitave kanë ofruar konsultime për stil jetese të shëndetshme.

Pula: Nxënësit janë njoftuar për shërbimet që ofrohen në qendrat tona

“Aktivitetet kanë filluar me vizitën e nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulëta në Qendrat e Mjekësisë Familjare me çrast nxënësit janë njoftuar për shërbimet që ofrohen në qendrat tona. Janë njoftu me mjekët e infermierët që janë të përkushtuar për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për fëmijët tanë”, shtoi ajo.

Ndër aktivitetet tjera ishte edhe dhurimi vullnetar i gjakut si dhe aktiviteti përmbyllës i kësaj jave ishte përurimi i emrit të ri të QKMF-së Gani Demolli i cili ishte shef i shërbimit shëndetësor të Nënës Terezë prej vitit 92 – 99.

Ndërkaq nga data 18 deri më 21 qershor ka pasur një sërë aktivitetesh të organizuara nga Drejtoria e Shëndetësisë për nderë të kësaj dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat