Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:15
Ilustrim

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, bën përzgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

HANDIKOS përuron punimet e krijimit të qasjes infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. (Ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Ministria e Ekonomisë do të organizojë ngjarjen “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë - Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit". Merr pjesë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë. (Tech Park Prishtina, Bërnicë – Prishtinë, ora 13:00)

Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës do të zbulohet obelisku i bunkerit të Radios “Kosova e lirë”. (Maja e lartë e malit Pallanik në Berishë, ora 13:00)

Prokuroria Speciale e Kosovës mban seancë gjyqësore ndaj një serbi për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren gjatë luftës në Kosovë. (Pallati i Drejtësisë, Departamenti për Krime Lufte, Hajvali, Prishtinë, ora 14:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Muzikës, do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimit për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet e tjera vjetore në fushën e muzikës. (Shoqata e Kompozitorëve lagjja “Pejton” Prishtinë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat