Paralajmërohet që javën e ardhshme të asfaltohet njëri segment i magjistrales Prishtinë – Podujevë

Kosova

Paralajmërohet që javën e ardhshme të asfaltohet njëri segment i magjistrales Prishtinë – Podujevë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:02
Deputeti i Vetëvendosjes, Vendenis Lahu dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Deputeti i VV-së, Vendenis Lahu, është takuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për të folur rreth dinamikës së punëve në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Lahu bëri të ditur se segmentet rrugore  të përparuara tashmë të asfaltohen gjatë javës që vjen, në mënyrë që sipas tij, të lehtësohet qarkullimi dhe njëkohësisht  të vazhdojë puna e papenguar në shiritat paralelë.

“Në takimin me z.Durmishi u informova për pikat kyçe aktuale në procesin dhe dinamikën e punës në magjistrale. Janë në finalizim dokumentet e nevojshme me të cilat eliminohen vështirësitë në procesin e punës që kanë paraqitur punët e paparashikuara në magjistrale, muajin e fundit, në mënyrë që të mos cenohet dinamika e punimeve”.

“Segmentet rrugore të përparuara tashmë dhe të gatshme për asfaltim, pritet që shumë shpejt— gjatë javës që po vjen,  të asfaltohen dhe në këtë mënyrë të na lehtësohet qarkullimi e njëkohësisht të vazhdojë puna e papenguar në shiritat paralelë”, shkroi Lahu.

Ai më tej tha se në takim me Durmishin ritheksoi rëndësinë që ka magjistralja Prishtinë – Podujevë, jo vetëm për qytetarët llapjanë por sidomos për diasporën e cila shpejt pritet të jetë në Kosvoë për pushimet e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat