Temperaturat e larta, një shkollë në Fushë-Kosovë shkurton orët mësimore

Kosova

Temperaturat e larta, një shkollë në Fushë-Kosovë shkurton orët mësimore

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:07
Ilustrim

Që dielli të mos depërtoj janë vendosur perde brenda klasës.

Por temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend, po e bëjnë të vështirë mbajtjen e mësimit brenda shkollës “Selaman Riza” në Fushë – Kosovë.

Madje sipas nxënësve, po bëhet i vështirë fokusimi në mësim.

“Ka qenë shumë nxehtë nuk kemi mundur me majtë krejt mësimin është dashur me qel krejt dritaret se jemi djersitur”, ka thënë Rron Sugojeva, nxënës i kësaj shkolle.

“Pas çdo orë mësimore jemi kanë të gjithë klasa të djersitur prej nxehtit. Shumë mirë se po bëhet shumë nxehte prej 12 anej”, shprehet nxënësi Haris Bekolli.

“Me dritare qel nuk na u ftohke klasa, se në këtë shkollë nuk ka klima, me zor e kishim mu fokus. Ma mirë ish kon ma herët me u marr ky vendim se kur erdh muaj qershor shumë nxehet, flaka dojke me dal sa nxehtë u bojke”, thotë Jon Tërrnava një tjetër nxënës i kësaj shkolle.

E për këtë arsye, me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga kjo e enjte orët mësimore janë shkurtuar në 30 minuta.

Ky vendim është mirëpritur nga menaxhmenti i shkollës.

“Është një temperaturë e lartë 35-36, ka qenë shumë e nevojshme, shkollat janë zakonisht me xhama dhe po reflektojnë dhe po bëhet temperatura me madhe prandaj e konsideroj si te qëlluar, ka thënë Esat Simnica, drejtor i shkollës “Selman Riza”.

E numri i lartë i nxënësve e ka bërë edhe më të vështirë mbajtjen e mësimit në këtë shkollë të Fushë Kosovës.

“E vështirë është mjaft, temperatura janë shumë të larta, ka ndodhë nxënësit janë zbeh prej temperaturave, ka pas ndërhyrje ose me shku të uji se me të vërtete se nuk është në rregull, dhe shumë mirë u mirëprit që na shkurtuan orët mësimore. Ka shumë nxënës dhe klasat i kemi nga 40 nxënës brenda klasës dhe kjo ka ndikuar shumë”, shprehet mësimdhënësja Hatixhe Qehaja.

Për shkak të rritjes së temperaturave është rritur edhe numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat