AGK-ja dënon kërcënimet me jetë ndaj gazetarit, Arlind Sadiku

Kosova

AGK-ja dënon kërcënimet me jetë ndaj gazetarit, Arlind Sadiku

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:40
Arlind Sadiku

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është shprehur i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetarit kosovar i sportit Arlind Sadiku.

Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia.

AGK-ja ka kërkuar që kërcënimet të ndalen menjëherë, pasi cenojnë sigurinë fizike të gazetarit.

“AGK-ja, dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit. Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj”, thuhet në reagimin e AGK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat