Temperaturat deri 35 gradë, Pishina e Gërmisë ende pa datë të hapjes

Kosova

Temperaturat deri 35 gradë, Pishina e Gërmisë ende pa datë të hapjes

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 18:22
Pishina e Gërmisë

Pishina e Gërmisë ishte paralajmëruar të hapet në muajin qershor, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Madje edhe në fund të këtij muaji, kur temperaturat po shënojnë deri në 35 gradë celsisus, zyrtarë përgjegjës thonë se ende nuk është data e saktë e hapjes së Pishinës së Gërmisë

“Pishina e Germisë do ta bëjë publike së shpejti datën e hapjes“, Artina Canolli U.D.Kryeshefe Ekzekutive e “Npl Sport Makreting”.

Canolli thotë se janë gati, dhe se janë pajisur me kimikatet e duhura për mirëmbajtjen e ujit, poashtu është siguruar ambulanca që duhet të jetë që nga dita e parë prezente.

“Pishina e Gërmise çdo herë përdorë kimikatet e duhura për mirëmbajtjen e ujit, është e pajisur me pompat e filtrimit të cilat janë adekuate për substanca.Poashtu, autoambulanca është obligative dhe është e siguruar që të jetë prezente që në ditën e hapjës së Pishinës”, tha ajo.

Canolli tutje tha se në Pishinën e Gërmisë do të jenë maximum 10 shpëtimtarë në këtë vit.

“Shpëtimtarët janë kontraktuar numri i tyre do të shkojë maksimalisht në 10 shpëtimtarë. Mirëmbajtjen e pishinës e bënë personeli i angazhuar për sezonë”, tha ajo.

Në fund, kyreshefja e ekzekutive tha se është siguruar edhe pjesa e gastronomisë për këtë vit. “Po, është e siguruar dhe pjesa e gastronomisë”.

Vitin e kaluar, Pishina e Gërmisë kishte 18.600 vizitorë, e cila ishte hapur më 19 qershor. Hyrja për fëmijë ishte 2 euro, kurse për të rritur 4 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat