​Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë

Kosova

​Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Projekti i Stacionit të ri të Autobusëve është përuruar të mërkurën, në 25-vjetorin e çlirimit të Podujevës.

Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi tha se ky stacion do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare. Kryetari Bulliqi theksoi projekti i Stacionit të ri është realizuar në bashkëfinancim me ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

“Vlera totale e të cilit është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro, për të cilën e ka falënderuar Ministrin Fikrim Damka, kurse pjesa tjetër e projektit është financuar me buxhet komunal”, tha Bulliqi.

Edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u shpreh i lumtur që me sukses është përmbyllur ky projekt i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Komunën e Podujevës, por edhe më gjerë.

Ai bëri të ditur se do të ndihmojnë komunën e Podujevës edhe në realizimin e projektit të Tregut të Gjelbër, i cili pritet të ndërtohet në vendin ku ka qenë deri tash Stacioni i vjetër i Autobusëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat