KRU “Hidrodrini”: Gjysma e Istogut mbetet pa ujë

Kosova

KRU “Hidrodrini”: Gjysma e Istogut mbetet pa ujë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 14:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”, ka njoftuar se për shkak të një prishje në pompat kryesore gjysma e qytetit të Istogut dhe disa fshatra përreth do të mbeten pa furnizim me ujë.

Për shkak të avarisë në pompat kryesore, ujë të pijshëm kanë mbetur edhe Burgu i Dubravës dhe kazerma e Ushtrisë së Kosovës.

“Për shkak të avarisë në pompat kryesore dhe në Gypin DN 315, pa furnizim me ujë kanë mbetur: Istogu pjesa perëndimore, Dubrava, Veriqi, Dushkaja, Kovraga, Burgu i Dubravës dhe kazerma e Ushtrisë së Kosovës”, kanë shkruar Hidrodrini në Facebook.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se ekipet e terenit po punojnë në eliminim e avarisë dhe furnizimi me ujë sipas tyre do të kthehet në orët e mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat