​Temperaturat e larta, alivanoset qytetari në Podujevë

Kosova

​Temperaturat e larta, alivanoset qytetari në Podujevë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 14:15
Pamje nga alivanosja

Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Në pamjet e sigurura nga KosovaPress shihet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i ndihmës së shpejtë dhe Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Podujevës për kontroll të mëtutjeshëm.

KosovaPress ka pyetur Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë se sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ekspozohen në rrezet e diellit sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat