Pritet të mblidhen dy komisione parlamentare

Kosova

Pritet të mblidhen dy komisione parlamentare

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 08:38
Kuvendi i Kosovës

Dy komisione parlamentare janë paraparë që të mblidhen gjatë ditës së sotme.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mblidhet sot për të diskutuar lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe do të bëjë shqyrtimin e peticioneve.

Po ashtu do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere e cila do të trajtoj 6 pika:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më datë: 8.5.2024, 15.5.2024 dhe 22.05.2024;

Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2023;

Shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik – dhjetor 2024;

Shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2023;

Shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/01;

Të ndryshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat