Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë

Kosova

Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Ngritja e temperaturave ka nxitur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dalë me një sërë rekomandimesh për t’iu shmangur rreziqeve që mund të vijnë nga ekspozimi në diell, sidomos i personave të moshuar, grave shtatzëna dhe atyre me probleme shëndetësore.

Konsumimi i dy litrave lëngje gjatë ditës, mbulimi i kokës, veshja me rroba liri ose pambuku janë ndër këshillat e IKSHPK-së. E dalja gjatë orëve të mesditës nuk rekomandohet.

“Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet; tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial”, thuhet në paralajmërimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat