​Ngjarjet e datës 19 qershor

Kosova

​Ngjarjet e datës 19 qershor

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Ish-eurodeputetja, Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Komunës së Podujevës. (Teatri Avdush Hasani, ora 10:00)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, zhvillon aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen Veternik. (Nisja bëhet nga objekti i KRU “Prishtina”, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton kërkesën buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere. Gjithashtu shqyrton raportin vjetor financiar të RTK-së për vitin 2023 dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Shfaqet ekspozita e projektit "EMPTY BOWL" me punët e realizuara nga pjesëmarrësit e OJQ Autizmi. (Studio e qeramikës URA, Qendra Tregtare Kodra e Diellit, Prishtinë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e hapjes solemne të Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Republikës së Kosovës. (Rashnicë, Shtime, ora 16:00)

Projekti EUKOJUST (projekt i financuar nga BE-ja për reformim të sistemit të drejtësisë) mban konferencën përmbyllëse. Marrin pjesë: Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel Swiss Diamond, ora 16:30)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës shënon katërvjetorin e themelimit. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

Promovohet libri “Shqiptarët dhe serbët- e vërteta kundër të pavërtetës”, me autor Shyqri Nimani. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Oda Ekonomike e Kosovës organizon forumin ekonomik me 60 kompani portugeze. (Hotel Emerald, ora 19:00)

PLAY International mban Gala Mbrëmjen që feston përvjetorin e 25-të të #PLAY25. (Salla e AMC në Prishtinë, ora 19:00)

Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin përmbyllës për sezonin 2023/2024, ku do të interpretohen vepra nga baroku deri te muzika bashkëkohore, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla. (Kisha katolike “Shën Ndou”, Prishtinë, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat