Mësimdhënësit kërkojnë të paguhen orët mbinormë të kujdestarisë

Kosova

Mësimdhënësit kërkojnë të paguhen orët mbinormë të kujdestarisë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Mësimdhënësit, përveç arsimimit të nxënësve, kanë përgjegjësi edhe t’i edukojnë ata. Këtë, arsimtarët e realizojnë në orët e kujdestarisë, për të cilat kërkojnë pagesë shtesë.

E tërë kjo pasi zhvillimi i orëve të kujdestarisë në kuadër të orëve të rregullta mësimore pengon këto të fundit, duke bërë që planprogrami mësimor të anashkalohet së përmbushuri.

Mbajtja e orëve të kujdestarisë brenda orës mësimore dëmton procesin dhe rezultatet në arritshmëri. Në vitin 2023 drejtues të Ministrisë së Arsimit me të gjitha organet gjegjëse arsimore në vend kishte nisur punën e krijimit të një udhëzimi administrative i cili rregullon çështjen e orëve të kujdestarisë në arsimin parauniversitar, por një gjë e tillë ende nuk është vënë së jetësuari.

Haxhi Metaj, drejtor i Gjimnazit “Ahmet Gashi” Prishtinë, tha për RTK se ai është miratuar, por në fakt ende nuk është dërguar nëpër komuna që kjo me u funksionalizuar.

Orët e kujdestarisë janë të pasqyruara në rregulloret për organizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta. Të tilla rregullore i përcakton sipas specifikave secila nga drejtoritë komunale të arsimit për shkollat në komunën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat