Aliu njofton se ka përfunduar gjysma e punës për nënkalimin e veturave dhe këmbësorëve tek Stacioni i Policisë

Kosova

Aliu njofton se ka përfunduar gjysma e punës për nënkalimin e veturave dhe këmbësorëve tek Stacioni i Policisë

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 20:56
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura dhe këmbësorë tashmë ka përfunduar gjysmën e punës dhe pothuajse është në fazën përfundimtare.

I pari i komunës ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihen pamje nga realizimi i këtij projekti.

“Vepra madhore infrastrukturore e transformimit urban –

Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve për të vijuar me dinamikë të lartë edhe në gjysmën tjetër, çdo ditë drejt e më pranë përfundimit”, ka thënë Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat