Dita e çlirimit, grupe artistike defilojnë në qendër të Deçanit

Kosova

Dita e çlirimit, grupe artistike defilojnë në qendër të Deçanit

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 20:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupe artistike kanë defiluar sot në qendër të Deçanit në ditën e dytë të kremtimit të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të kësaj komune.

Kremtimi i kësaj dite do të vazhdojë me natën finale të Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dje ka falënderuar të gjitha shoqëritë̈ kulturore dhe artistike nga të gjitha trojet shqiptare për atmosferën që krijuan dhe dhuruan me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Deçanit.

Kjo ditë u manifestua me falenderime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat