​Moti gjatë javës, ja çka rekomandohet

Kosova

​Moti gjatë javës, ja çka rekomandohet

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

“E martë –Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. E mërkurë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s” thuhet në njofitm.

Sipas njofitmit, të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njofitm.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të kufizuara për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit UV të lartë.

“Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16h mundësisht mos të ju ekspozoheni rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat