Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Mot kryesisht me diell pritet të mbajë gjatë kësaj fundjave në vend.

Të dielën pasdite, rreth zonave malore, mund paraqiten kushte për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C ditën e shtunë, e maksimalet shënojnë rritje deri në 27C e 29C, të shtunën, e të dielen edhe në 30C.  Frynë erë e lehtë veriore 1-5m/s.

Të hënën pasdite rrebeshet mund të jenë më të përhapura në vend, e maksimalet pësojnë rënie të lehtë.

Nga dita e martë më nxehtë e kryesisht me diell.  Temperaturat maksimale 31C e 33C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat