120 shahistë nga e gjithë bota vijnë në Kosovë

Kosova

120 shahistë nga e gjithë bota vijnë në Kosovë

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 23:31
120 shahistë nga e gjithë bota vijnë në Kosovë

Kosova e momentit është qendra e shahut. Kjo pasi Kampionati Ballkanik i Shahut dhe Prishtina Open kanë sjellë në vend 120 shahistë nga anë e mbanë bota. Mes tyre është edhe legjenda botërore e shahut, Nigel Short.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar lart ngjarjen, duke shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen e figurave të shquara të shahut.

“Unë kam qenë i ri kur më kujtohen lojërat e bukura të talentit të jashtëzakonshëm në shah, Nigel Short. Në vitin 1992 pat fituar një ndeshje 6:4 me Anatoly Karpov-in, ndërkaq në vitin pasues, para tri dekadave, saktësisht në vitin 1993, ka pasur lojë, ku e ka mundur edhe Garry Kasparov-in edhe Vladimir Kramnik-un. Faleminderit, z. Short, për mbështetjen dhe frymëzimin që i jepni brezave të rinj të shahistëve anë e mbanë,” është shprehur Kurti.

Ai gjithashtu ka falenderuar dhe ka shprehur mirënjohje për Federatën e Shahut të Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe sponsorët, vullnetarët dhe të gjithë mbështetësit tjerë që kanë bërë të mundur organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat