Ibrahimi: Kurrë për këto 25 vjet nuk ka ndodhur që të mos përkrahet asnjë projekt i komunave përveç në këtë qeverisje

Kosova

Ibrahimi: Kurrë për këto 25 vjet nuk ka ndodhur që të mos përkrahet asnjë projekt i komunave përveç në këtë qeverisje

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 22:33
Sazan Ibrahimi

Në emisionin “EURO N’T7” është diskutuar sonte se cfarë ka ndodhur në rrafshin ekonomik për 25 vjet pas clirimit.

Sazan Ibrahimi, kryeshef i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka treguar për përvojën e tij 20 vjecare me gjithë kryeministrat e vendit diku filluar nga i ndjeri Bajram Rexhepi dhe deri tek kryeministri aktual Albin Kurti.

Sipas tij kurrë nuk ka ndodhur në të kaluarën që pothuajse të mos të ketë fare bashkëpunim mes qeverisë dhe komunave, derisa tregon raste kur në të kaluarën janë konsultuar për gjithcka me kryeministrat e tjerë për të mirën e komunave.

“Kemi pasur një rast në të kaluarën kur kryeministër ka qenë Avdullah Hoti, ishte fjala për një cështje me vlerë 7 milion euro dhe kishim një dilemë me ministren Bajrami. Kryeministri Hoti ndodhejë në ëashington në vizitë zyrtare, e kam telefonuar dhe jam konsultuar me të, pra bashkëpunimi ka qenë teper i mirë. Asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë ministër në të kalurën, kryetarin e komunës nuk e ka pa sic e shohin sot kjo qeveri. Nuk ka ndodh gjatë dy dekadave të kaluara që brendaa dy dëgjimeve buxhetore të mos përkrahet asnjë projekt i komunave e të cilat kanë qenë me dhjetëra dhe ko ka ndodh vetëm gjatë kësaj qeverisje”, ka pohuar Ibrahimi.

Kryeshefi i Asociacionit të Komunave ka thënë se shumë projekte qeveritare po vendosen në ministrit e linjës e më pas ato po ndahen edhe në bazë të preferencave politike.

“Goditja ndaj komunave është goditje ndaj qytetarit sepse jeta zhvillohet në nivel lokal dhe nëse nuk i përkrahë komunatë dhe ju ua shkurton investmet kapitale kjo ndikon direkt në mospërmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka përfunduar Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat