​Ngjarjet e datës 15 qershor

Kosova

​Ngjarjet e datës 15 qershor

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovë, do të përurohet Shtegu i lirisë “Pashtriku”. (Has- Pashtrik, ora 10:00)

Aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit të Deçanit:

Ora 10:30 - Ngritja e flamurit kombëtar në qendër të qytetit

Ora 10:40 - Mbjellja e “Pemës së Lirisë” në qendër të qytetit

Ora 11:00 - Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës ku do t’i ndahet çmimi “Qytetar nderi” Mentor Petrela

Ora 11:30 - Homazhe te shtatoret e dëshmorëve dhe heronjve të Deçanit. (Në qendër të Deçanit)

Ora 12:00 - Homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Ora 13:00 - Manifestim i madh te Qendra Rinore

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, Kuvendi i Komunës do të mbajë seancë solemne. (Salla e mbledhjeve të Kuvendi Komunal Gjilan, ora 11:00)

Rinia Demokratike e Kosovës, bashkë me deputetët Elmi Reçica dhe Rashit Qalaj, do të zhvillojnë një aksion simbolik tek objekti i ri i Spitalit. (Rruga “Driton Islami”, Ferizaj, ora 11:00)

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren organizon ceremoni për shënimin e 81-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit. (Amfiteatri i Fakultetit të Ekonomisë Prizren, ora 13:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat