​Moti për vikend

Kosova

​Moti për vikend

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm dhe do të ketë rënie të temperaturave maksimale.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3 metra për sekondë.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në të dyja vlerat ekstreme. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet i lartë dhe mundësisht duhet respektuar këshillat e Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike. Java e ardhshme do të ketë temperatura më të larta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat