A është e këshillueshme të lahesh me uthull molle?

Këshilla mjekësore

A është e këshillueshme të lahesh me uthull molle?

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Uthulla e mollës duket se është kthyer në një aleat të mirëqenies, madje dermatologët thonë se ajo është fantastike për t’u përdorur nëse jeni djegur nga dielli, përmirëson gjendjen e akneve, madje ju ndihmon edhe për të humbur peshë. Por, ndoshta nuk e keni menduar kurrë që ta shtoni atë në vaskën ku laheni (e kuptueshme për shkak të erës së fortë).

Nëse kjo është hera juaj e parë që dëgjoni për larjen me uthull molle, janë dermatologët ata që japin përgjigjet e duhura për të gjitha pikëpyetjet që keni.

A është e sigurt të lahesh duke përdorur uthull molle?

Përgjithësisht, larja me uthull molle është e sigurt për t'u bërë, por dermatologia Hannah Kopelman, thotë se kjo mund të mos jenë alternativa më e mirë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

“Edhe pse uthulla hollohet në ujë, ky zakon mund të jetë shumë irritues për lëkurën,” thotë Kopelman.

Thënë kështu, nëse përjetoni ndonjë efekt anësor si acarim ose djegie, dilni nga banja dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Përfitimet e larjes në uthull molle:

- Lehtëson gjendjen e lëkurës së thatë: Uthulla e mollës mund të ndihmojë në rivendosjen e pehashit të duhur të lëkurës suaj, thotë mjekja Navya Mysore. Është acid dhe lëkura juaj duhet të jetë pak acide në mënyrë që të mbajë lagështinë.

- Mund të luftojë zbokthin: Pastrimi i flokëve me uthull molle është një veprim i zgjuar nëse keni zbokth, pasi kjo ndihmon në balancimin e pehashit të skalpit tuaj dhe lëkurës në të gjithë trupin.

- Mund të luftojë aknet dhe lythat: Nëse keni irritim nga aknet në fytyrë ose në trup, një banjë me uthull molle mund të jetë mënyrë e mirë për të pastruar dhe qetësuar lëkurën. Uthulla nxjerr jashtë çdo vaj të tepërt dhe ndihmon në luftimin e baktereve.

- Është një eksfoliant natyral: Dendy Engelman, një kirurg dermatologjik thotë se uthulla e mollës përmban acide që mund të ndihmojnë në eksfolimin e lëkurës. Rezultati? Ju do të keni lëkurë më të butë dhe të shëndetshme.

- Mund të ndihmojë në eliminimin e aromës së rëndë të trupit: Larja me uthull molle mund të ndihmojë në zbutjen e erës së keqe të këmbëve falë vetive antiseptike dhe antimykotike.

Si të bëni një banjë me uthull molle?

Teksa shumë mjekë rekomandojnë dy deri në tre gota me uthull molle që duhet t’i hidhni në vaskën me ujë të nxehtë, dermatologia Mysore thotë që duhet ta nisni si fillim me një gjysmë filxhani me uthull molle, nëse është hera juaj e parë që e përdorni këtë metodë.

Në këtë mënyrë, ju mund të shihni se si reagon lëkura dhe herën tjetër shtoni nga pak sasinë. Qëndroni për të paktën 30 minuta në vaskë dhe nëse doni të shpëlaheni më pas, thjesht bëjeni këtë me ujë dhe jo me sapun, sepse nëse përdorni këtë të fundit ju thjesht hiqni të gjitha përfitimet e përdorimit të uthullës për balancimin e pehashit të lëkurës suaj.  

Përgjithësisht, larja me uthull molle është e sigurt për t'u bërë, por dermatologia Hannah Kopelman, thotë se kjo mund të mos jenë alternativa më e mirë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

Edhe pse uthulla hollohet në ujë, ky zakon mund të jetë shumë irritues për lëkurën,” thotë Kopelman.

Thënë kështu, nëse përjetoni ndonjë efekt anësor si acarim ose djegie, dilni nga banja dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Përfitimet e larjes në uthull molle:

- Lehtëson gjendjen e lëkurës së thatë: Uthulla e mollës mund të ndihmojë në rivendosjen e pehashit të duhur të lëkurës suaj, thotë mjekja Navya Mysore. Është acid dhe lëkura juaj duhet të jetë pak acide në mënyrë që të mbajë lagështinë.

- Mund të luftojë zbokthin: Pastrimi i flokëve me uthull molle është një veprim i zgjuar nëse keni zbokth, pasi kjo ndihmon në balancimin e pehashit të skalpit tuaj dhe lëkurës në të gjithë trupin.

- Mund të luftojë aknet dhe lythat: Nëse keni irritim nga aknet në fytyrë ose në trup, një banjë me uthull molle mund të jetë mënyrë e mirë për të pastruar dhe qetësuar lëkurën. Uthulla nxjerr jashtë çdo vaj të tepërt dhe ndihmon në luftimin e baktereve.

- Është një eksfoliant natyral: Dendy Engelman, një kirurg dermatologjik thotë se uthulla e mollës përmban acide që mund të ndihmojnë në eksfolimin e lëkurës. Rezultati? Ju do të keni lëkurë më të butë dhe të shëndetshme.

- Mund të ndihmojë në eliminimin e aromës së rëndë të trupit: Larja me uthull molle mund të ndihmojë në zbutjen e erës së keqe të këmbëve falë vetive antiseptike dhe antimykotike.

Si të bëni një banjë me uthull molle?

Teksa shumë mjekë rekomandojnë dy deri në tre gota me uthull molle që duhet t’i hidhni në vaskën me ujë të nxehtë, dermatologia Mysore thotë që duhet ta nisni si fillim me një gjysmë filxhani me uthull molle, nëse është hera juaj e parë që e përdorni këtë metodë.

Në këtë mënyrë, ju mund të shihni se si reagon lëkura dhe herën tjetër shtoni nga pak sasinë. Qëndroni për të paktën 30 minuta në vaskë dhe nëse doni të shpëlaheni më pas, thjesht bëjeni këtë me ujë dhe jo me sapun, sepse nëse përdorni këtë të fundit ju thjesht hiqni të gjitha përfitimet e përdorimit të uthullës për balancimin e pehashit të lëkurës suaj.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat