“Kjo po i trishton opozitën”/ Basha thotë se Qeveria Kurti e ka mbështetjen edhe më të madhe se më 14 shkurt

Intervista

“Kjo po i trishton opozitën”/ Basha thotë se Qeveria Kurti e ka mbështetjen edhe më të madhe se më 14 shkurt

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 15 shtator 2023 Në ora: 18:30
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, në një intervistë për “Bota sot” ka folur mbi zhvillimet aktuale në Kosovë.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot” ai e vlerëson si të mirë gjendjen ekonomike në vendin tonë.

Sipas tij, të gjitha të arriturat janë sukses i një qeverie të dinjitetshme, e cila prin për zhvillimin e demokracisë.

Derisa për punën e Kurtit sa i përket raporteve me Serbinë, ai thotë se është hera e parë që Kosova është temë e jo palë dhe po përfaqësohet dinjitetshëm.

Deputeti Basha thotë se opozita nuk e ka problem me qeverinë, por i ka dy probleme tjera, që janë rezultatet në sondazhet dhe fakti që qeveria Kurti e ka ndalur zhvatjen, tenderët, terminalet, homologimet.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Si e vlerësoni aktualitetin politik në vendin tonë?

Dimal Basha: Kosova asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të mirë ekonomike dhe me përfaqësim më të denjë në arenën ndërkombëtare! Për herë të parë ndërmarrjet publike po kthejnë përfitime për qytetarët, institucionet tona po luftojnë krimin dhe korrupsionin, ekonomia ka rritje më të lartë se cilido vend i rajonit, njëkohësisht veriu i vendit përfundimisht është kthyer nën kontrollin e shtetit, dhe Kosova për herë të parë po përfaqësohet dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare nga Kryeministri, Presidentja dhe Ministrja Gërvalla! Të gjitha këto të arritura janë sukses i një qeverie të dinjitetshme që prin në zhvillimin e demokracisë, lirisë së shprehjes dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, fakte këto që dëshmohen nga raporte të ndryshme ndërkombëtare.

“Bota sot”: Si e keni parë punën e Kurtit karshi Serbisë?

Dimal Basha: Është hera e parë që Kosova përfaqësohet dinjitetshëm karshi Serbisë, ku Kosova është temë e jo palë. Për herë të parë Kosova ka shtri sovranitet në veri të vendit, ka mbyllur rrugët ilegale, ka ndal kontrabandën, ka ndal zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ka ndal referendumin e Serbisë, ka ndal barrikadat, dhe sot veriu i vendit është më i sigurt se asnjëherë më parë.

“Bota sot”: Çfarë do të ndodh me Asociacionin, kur Kurti nuk e pranon e serbët po e kërkojnë ‘së bashku me ndërkombëtarët’?

Dimal Basha: Asociacioni është një nga 39 marrëveshjet, dhe sikur shtetit të Kosovës, po besoj edhe ty si gazetare duhet me t’ interesu të gjitha marrëveshjet, jo vetëm një nga to sepse asnjë marrëveshje nuk ka më shumë rëndësi se një tjetër. Është me rëndësi çka kërkojmë ne, jo çka kërkon Vuçiqi!

“Bota sot”: Opozita me çdo kusht po synon rrëzimin e kësaj qeverie, cili është komenti juaj?

Dimal Basha: Opozita nuk e ka problem qeverinë, por e ka dy probleme tjera. E para, opozita qëndron shumë keq në sondazhe dhe Qeveria Kurti pas mbi dy vite qeverisje e ka mbështetjen edhe më të madhe se më 14 shkurt, dhe kjo po i trishton opozitën. E dyta, kjo qeveri ka ndal zhvatjen, tenderët, terminalet, homologimet.. dhe tash opozita është në ngulfatje si pasojë. Kjo ishte edhe arsyeja pse provuan me krijimin e një klime dhune e me kërcënime publike për vrasjen e tij, sepse nuk po arrijnë me eliminua politikisht, prandaj po krijojn një klimë dhune me shpresën se dikush e eliminon fizikisht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat