Mirditori Gjergj Kastrioti gjeni dhe kryehero i Arbërisë

Historia

Mirditori Gjergj Kastrioti gjeni dhe kryehero i Arbërisë

Nga: Gjon Keka Më: 20 qershor 2023 Në ora: 12:58
Gjergj Kastrioti

“Çdo komb ka genitë dhe heronjtë e tij”, thotë një proverb ,kështu edhe kombi ynë ka qenë i bekuar që në mesin e tij kanë dalë gjeni e heronjë ,e mbi të gjitha një kryehero i papërsëritshëm sikur që ishte burrështeti,kryembreti dhe kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti.

Një gjeni e patriot të tillë sikur ishte Gjergj Kastrioti të cilit zemra e mendja i gjallonin për Arbërinë e tij dhe se fryma e tij ishte ora e jetës së Arbërisë, gjersa ai kishte frymë e i punonte zemra dhe mendja ,edhe Arbërisë i punonte fati dhe ecte me hapa të sigurtë drejtë fuqizimit e zhvillimit të saj, forcimit të shtetit të Arbërit dhe lirisë së plotë.

Një burrështeti i tillë në të cilin përmblidheshin të gjitha virtytet e një njeriu diellor që jo vetëm reflekton nga brenda tij frymën e lirisë , të autoritetit të tij si në fjalë ashtu edhe në vepra dhe të një burrështeti që i shërbente atdheut të tij me gjithë qenjen e tij, një kapiteni që i dha shembuj edhe shumë kapitenëve të cilët erdhën pas tij në gjithë Europën, sepse ai ishte kapiten i të gjitha kohërave.

Gjergj Kastriotit këtij patrioti e mbreti arbëror nuk i punoj vetëm krahu mrekullibërës i tij, por edhe truri dhe zemra, ai ishte edhe gjeni edhe gjeneral ,edhe burrështeti edhe mbret, edhe politikan edhe diplomat,ai ishte sinonimi i diellit ndërsa cilësit e tij apo virtytet ishin rrezet që i nxirrte dielli i tij i brendshëm për ta bërë dritë Arbërinë e tij.

Për autoritetin dhe cilësit apo karkaterin e tij kam shkruar edhe në veprat e mia të mëparshme ,për të mos e zgjatur më shumë ketu po i nënvizoj disa referenca që e përcaktojnë origjinën mirditore të Gjergj Kastriotit:

“Mirditorët, gjithashtu katolikë, janë një fis, kryeqyteti i së cilës është Oroshi, në vargmalin që përshkon rrugën e vetme...; ata shquhen për besnikërinë, trimërinë dhe karakterin e tyre të paepur; Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishte mirditor.“ (Lucien Lanier, 1886)

“Kishte lindur një Huniad i ri, i cili ishte i destinuar të bëhej jo më pak i famshëm se heroi hungarez.

Gjergj Kastrioti ishte më i vogli nga djemtë e Gjon Kastriotit,zot i Shqipërisë, ose më saktë i kantonit të Mirditës.”(Menzies, ë. H. Allen,1880)

“Kah kufiri verior, në atë rrugë të vendit që shtrihet midis Drinit të Zi dhe detit, janë mirditorët ose, në gjuhën e tyre, trimat.

Këta janë dhe kanë qenë gjithmonë, që nga ditët e kapitenit të tyre të fundit të madh,Kastriotit...”(George F. Dillon,1884)

“...por me të mbërritur në Mat do të ngushëllojmë veten duke u gjendur mes bashkëqytetarëve mirditorë të Skënderbeut, katolikë për nga besimi me zakonet e tyre, për nga numri janë rreth 250.000 të cilët mbrojnë pavarësinë e tyre nën drejtimin e një princi me banim në Krujë.” (Antologia,1827)

“Ky rajon qendror banohej nga fisi trim dhe i qytetëruar shqiptar i Mirditorëve, bashkatdhetarët e Gjergj Kastriotit. Ata ishin katolikë dhe gëzonin pavarësinë e tyre nën krerët ose princat e tyre.” (A. L. Køppen,1854) [Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat