Faruk Shala: Gazeta ‘Bota sot’ është bashkudhëtare e arritjes së të gjitha sukseseve të sportistëve në vendin tonë

Hendboll

Faruk Shala: Gazeta ‘Bota sot’ është bashkudhëtare e arritjes së të gjitha sukseseve të sportistëve në vendin tonë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 23:16
Faruk Shala:

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, Faruk Shala, aktualisht kryetrajner i Istogut dhe anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, shpreh fjalët më të mirë për gazetën “Bota sot”, duke iu uruar edhe qindra përvjetor.

Shala tha se “Bota sot” është e shpejt dhe e saktë dhe gjithmonë me informim korrekt e profesional.    
 

“Gazeta ‘Bota sot’, e veçanërisht gazetari i redaksisë së sportit z. Kemajl Goca ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin dhe sportistët tanë në periudha të ndryshme.

Kontributi është gjithpërfshirës në të gjitha sportet, por atë qe e kisha veçuar më së shumti është pasqyrimi i rrjedhave të zhvillimit të sportit me dorë, dhe sportistëve nga këto disiplina të cilat kanë pas më pak vëmendje të mediave, si hendbolli, volejbolli etj. Andaj konsideroj që ‘Bota sot’ është bashkudhëtare dhe faktor i rëndësishëm i arritjes së të gjitha sukseseve të sportistëve në vendin tonë”, ka uruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat