Skuadra me renome KH Kastrioti i Ferizajt: Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e arritjeve sportive

Hendboll

Skuadra me renome KH Kastrioti i Ferizajt: Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e arritjeve sportive

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 22:48
Logo e Kastriotit

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Të nderuar Kemajl Goca dhe stafi i gazetës "Bota sot", Klubi ynë i hendbollit, KH Kastrioti nga Ferizaj, si fitues i Kupës së Kosovës në hendboll, dëshiron t’ju përcjellë urimet më të sinqerta me rastin e 29 vjetorit të themelimit të gazetës suaj.

Në veçanti, dëshirojmë të përgëzojmë gazetarin më të mirë sportiv, z. Kemajl Goca, për punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në informimin e publikut dhe promovimin e sportit në vendin tonë.

Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e arritjeve sportive dhe në ndriçimin e sukseseve të sportistëve tanë.

Përmes punës suaj profesionale dhe të palodhur, keni kontribuar në zhvillimin e sportit dhe keni qenë një zë i fuqishëm për komunitetin tonë sportiv.

Ju urojmë edhe shumë vite të tjera suksesi dhe arritjesh! Me respekt dhe mirënjohje”, uron KH Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat