Alberina Berisha: Urime nga zemra për gazetën ‘Bota sot’, gjithmonë përkrahëse e sportisteve 

Hendboll

Alberina Berisha: Urime nga zemra për gazetën ‘Bota sot’, gjithmonë përkrahëse e sportisteve 

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 22:38
Alberina Berisha

Ish hendbollistja Alberina Berisha ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Ajo tha se gazeta gjithmonë ka qenë në krah të sportisteve e duke i uruar suksese në vazhdimësi.

Ndryshe Alberina Berisha për shumë vite ka qenë lojtare e Shqiponjës së Gjakovës, duke dhënë kontribut të madh në këtë kolektiv ndër më të organizuarit në vendin tonë.

 “Urime nga zemra për gazetën ‘Bota sot’ e cila ishte dhe do të mbetet gazeta qe gjithmonë ishte përkrah hendbollit të Kosovës. 

Ju uroj përzemërsisht 29 vjetorin.

Sukseset mos mungofshin asnjëherë.

Gazetë që gjithmonë ka përkrahur edhe sportin femëror, duke prezantuar të arriturat dhe promovuar vlerat sportive”, ka uruar Alberina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat