Istogu konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane

Hendboll

Istogu konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane

Nga: K.G. Më: 23 qershor 2024 Në ora: 21:23
Istogu me të bardha

Klubi më i organizuar në vendin tonë, Istogu, kampion i ri, ka konfirmuar pjesëmarrjen në garat evropiane në hendboll (femrat).

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, beson e shpreson se Istogu do të lë mbresa në garat evropiane. 

Istogu është klubi më i suksesshëm në vendin tonë edhe me paraqitjet në garat evropiane. 

“Klubi ynë ka konfirmuar paraqitjen në gara evropiane në edicionin e ardhshëm, 2024/2025. 

Është hera e tetë radhazi që KHF Istogu paraqitet në kupa evropiane. Rritja është evidente, suksesi i pamohueshëm. 

Tetë vjet rresht në Evropë është dëshmi që klubi ynë funksionon në themele të shëndosha, përkundër sfidave të vazhdueshme që i kemi pasur e që vazhdojmë t’i kemi. Por i kemi përballuar e po i përballojmë të gjitha. Po rritemi pa ndalë dhe rrjedhimisht po na rriten edhe synimet. 

Me shumë krenari e theksojmë pjesëmarrjen e tetë rresht në Evropë. Kjo kërkon energji të madhe, shpenzime të mëdha dhe organizim në të gjitha segmentet. 

Vendin tonë e natyrisht edhe qytetin tonë e kemi përfaqësuar me shumë dinjitet. Këtë do ta bëjmë edhe në paraqitjen e ardhshme, ndonëse ende vazhdon të na penalizojë palestra ende jo e gatshme.

Lidhur me fondin e lojtareve dhe kundërshtarët e mundshëm do t’u njoftojmë në postimet e radhës. Faleminderit që jeni gjithnjë pranë klubit tonë e tuaj, KHF Istogu”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat