Kjo është e ardhmja, Prishtina kampione te vajzat U14

Hendboll

Kjo është e ardhmja, Prishtina kampione te vajzat U14

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 12:44
Prishtina

Në klubin e hendbollit Prishtina me kryetar Nebih Zariqi po bëhet një punë e madhe me gjeneratat e reja.

Kjo punë po jep frytet e veta të gjeneratat e reja. 

Prishtina është kampione e Kosovës U14.

Kjo është një dëshmi se Prishtina ka një të ardhme të fuqishme.

“Prishtina është kampione e Kosovës në Ligën e fatoseve në hendboll (U14). Kampionati për vajzat që janë në nismë të karrierës, ishte interesant, ndërsa është zhvilluar në formë turneu në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Morën pjesë dhjetë skuadra të hendbollisteve të reja.

Në finale, të shtunën, Prishtina e mposhti Besën me rezultat 20:16. Vendi i tretë i takoi Kastriotit.

Vajzat tona kanë shfaqur dëshirë e përkushtim e po ashtu dashuri të madhe për lojën e hendbollit. Me garat në grupmoshën U14, Federata e Hendbollit e Kosovës po i kompleton aktivitetet për edicionin 2023/2024”, njofton Federata e Hendbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat