Shqiponja e Gjakovës është kampione në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll.
Në Vushtrri në ndeshjen finale, Shqiponja e mposhti Vushtrrinë me rezultat 20:19.
Ndeshja ishte interesante dhe u vendos në aksionet e fundit.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/20/auto_448651341_1242550950308417_1015266049527962035_n1718876729.jpg)
Jonesa Bajrami i shënoi gjashtë gola për Shqiponjën, pesë i kishte Elira Sadiku e katër Elisa Gjikolli.
Tringa Mehmeti i shënoi 10 gola për Vushtrrinë, ndërsa katër i realizoi Lumturije Beqiri.
Në ndeshjen për vend të tretë, Besa e mposhti Istogun me rezultat 24:19.