Dita e tretë e përgatitjeve të Kombëtares U20

Hendboll

Dita e tretë e përgatitjeve të Kombëtares U20

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 16:17
Pamje nga stërvitja

Nën urdhërat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll po vazhdon me përkushtim përgatitjet për Kampionat Evropian.

Hendbollistët deri në 20 vjet janë vendosur në Banjë të Pejës, ndërsa po ushtrojnë në palestrën Dresha në objektet tjera sportive në këtë qendër të bukur.

Shtabi teknik është i kënaqur me punën që po bëjnë djemtë tanë. Kombëtarja U20 është grumbulluar të hënën, ndërsa programi është shumë intenziv.

Grumbullimi i parë zgjat deri më 24 qershor, ndërsa grumbullimi tjetër fillon më 29 qershor.

Evropiani U20 (B) mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat