Vushtrria e Shqiponja në finale te pionieret

Hendboll

Vushtrria e Shqiponja në finale te pionieret

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 21:30
Pamje nga ndeshja

Vushtrria e Shqiponja do të takohen në finale të Ligës së Pioniereve të Kosovës në hendboll.

Të martën në Vushtrri janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale.

Fillimisht skuadra vushtrriase e mposhti Istogun me rezultat 32:17.

Tringa Mehmeti i shënoi 10 gola, kurse Lumturije Beqiri i kishte shtatë. Elsa Shala i shënoi 7 gola për Istogun.

Katër i realizoi Rita Hasanaj.

Në gjysmëfinalen e dytë, Shqiponja e Gjakovës e mposhti Besën e Pejës me rezultat 20:14.

Të mërkurën, ndeshja për vend të tretë zhvillohet nga ora 18:00, ndërsa finalja nga ora 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat