Ndeshje interesante

Hendboll

Ndeshje interesante

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 11:24
Pamje nga ndeshja

Në Vushtrri janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pioniereve. Janë zhvilluar ndeshje kryesisht të mira dhe është shfaqur hendboll solid.

Shumë prej vajzave kanë treguar se janë me potencial, nëse e vazhdojnë punën për zhvillimin e mëtejmë.

Fillimsht Vushtrria fitoi ndajKastriotit me rezultat 40:13.

Në çerekfinalen e dytë u përballën Ferizaj e Besa, ndërsa fitore me 28:24 shënoi skuadra pejane.

35:17 përfundoi ndeshja Shqiponja – Prishtina, ndërsa Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultatin 34:23.

Të martën janë gjysmëfinalet. Në gjysmëfinalen e parë takohen Vushtrria e Istogu, ndërsa gjysmëfinalja e dytë vë përballë Besën e Shqiponjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat