Mushkolaj ndahet me Besën

Hendboll

Mushkolaj ndahet me Besën

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2024 Në ora: 22:30
Hendbollisti Arbios Mushkolaj

Hendbollisti Arbios Mushkolaj i ka ndarë rrugët me skuadrën më të suksesshme në vitet e pas luftës në Kosovë, Besa Famgas nga Peja.

Mushkolaj, prej hendbollistëve më të mirë, tha se pas gjysmë dekade nuk është më pjesë e klubit më të trofeshëm në vendin tonë.

 “Pas plot 5 viteve të shkëlqyera me Besa Famgas sot erdhi koha t’i ndajmë rrugët. Faleminderit për çdo gjë që kaluam bashkë çdo emocion, çdo hidhërim, çdo sukses. 

Njëherit faleminderit kryesisë së palodhshme të klubit që me besuan shumë gjatë këtyre 5 viteve që mendoj se ja ktheva në mënyrën më të mirë të mundshme duke sjell në Pejë shumë tituj dhe trofe të fituara.

Klubit i dëshiroj shumë suksese dhe do jetë gjithmonë në zemrën time”, njofton Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat