Verim Zherka kryetrajner i ri i Kastriotit

Hendboll

Verim Zherka kryetrajner i ri i Kastriotit

Nga: K.Goca Më: 13 qershor 2024 Në ora: 23:45
Fisnik Jasharii, Verim Zherka dhe Besnik Siçani

Verim Zherka është emëruar kryetrajner i ri i Kastriotit të Ferizajt.

Fituesi i Kupës së Kosovës,Kastrioti, ka bërë të ditur, se me Zherkën kanë arritur marrëveshjen dhe ai do të udhëheq klubin për edicionin e ri 2024-2025.

Zherka para pak ditëve u largua nga Rahoveci me të cilin ekip dolën kampion të Kosovës.

“Ikona e hendbollit ferizajas rikthehet në shtëpinë e tij.

Me krenari njoftojmë emërimin e kryetrajnerit të ri të KH Kastrioti, Verim Zherka!

Një ikonë e ekipit ferizajas, Verim Zherka sjell me vete një përvojë dhe pasion të jashtëzakonshëm për lojën e hendbollit. Jemi të bindur se nën drejtimin e tij, KH Kastrioti do të arrijë suksese të reja dhe të larta.

Le të mirëpresim së bashku Verimin në këtë kapitull të ri dhe emocionues për klubin tonë. Forca Kastrioti! 

Falënderojmë trajnerin e deritashëm Vladimir Gligorov me të cilin klubi jonë ka fituar kupën e Kosovës në hendboll. Mirënjohje!”, - njofton KH Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat