Blerim Beqiri: Krijuam një mentalitet fitues të Vjosa

Hendboll

Blerim Beqiri: Krijuam një mentalitet fitues të Vjosa

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 qershor 2024 Në ora: 19:15
Blerim Beqiri

Vjosa e Shtimes është rikthyer në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt).. 

Kjo është arritur përmes ndeshjes së play-aut-it, kur dihet se Vjosa kishte përfunduar në vend të dytë në Ligën e Parë të Kosovës.

Vjosa në play-aut befasoi të gjithë duke e rrëzuar Vëllaznimin e Gjakovës nga Superliga.  

Kryetrajneri i Vjosës, Blerim Beqiri, tha se ka pas besim të hendbollistët e tij që do të arrijnë qëllimin për faktin se është punuar, është krijuar disiplinë e harmoni, është rritur cilësia dhe kjo dha frytet e veta në momentin e duhur. 

Beqiri thotë se nuk do të jenë si turist në Superligë por kafshatë që nuk do të kapërdihen për shumë ekipe. 

Do të jenë një klub i organizuar dhe për lakmi, duke besuar e shpresuar se me rezultate do t’i gëzojnë shumë dashamirët e këtij kolektivi.

“Bota sot”: Vjosa rikthehet në elitë, sa ishte vështirë kjo rrugë?

Blerim Beqiri: Rruga ishte e vështirë, mirëpo me punë, me përkushtim, disiplinë dhe shumë faktorë tjerë ia arritëm suksesit për të cilin ne e dëshironim.

Duhet me falënderuar njeriun që ishte afër tërë kohës me ne e për çdo gjë që i kërkuam për klub ku edhe ai ishte i vendosur që të ecim bashkë në këtë projekt, i cili nuk ishte i lehtë, ky është Nysret Rexhepi.

“Bota sot”: Çfarë kërkove para se të merreni drejtimin e Vjosës në fillim të edicionit? 

Blerim Beqiri: Gjatë bisedës, para se të vendosja unë që të udhëhoqi KH Vjosën, i kam kërkuar që stërvitjet me filluar shumë më herët se që ishin parapa. Mundem me cek që shumica e ekipeve të Superligës nuk kishin filluar me përgatitje, prandaj faleminderit për të gjithë ata të cilët ishin afër klubit. 

“Bota sot”: Çka e veçojë Vjosën për gjithë kampionatin?

Blerim Beqiri: Nuk ishte e lehtë për mi kaluar disa sfida të cilat ishin para nesh.

Mirëpo në klub unë kam kërku nga gjithë lojtarët që disiplina është një nga faktorët e rëndësishëm dhe për këtë jam falënderues për të gjithë lojtarët dhe krijuam një mentalitet fitues, një edukatë për të cilën edhe kemi marrë notë pozitive.

Ato që i kemi kërkuar edhe i kemi realizuar për me arrit qëllimin me u inkuadruar në Superligë, ku nuk ishte lehtë, kjo është arritur në play-aut. 

“Bota sot”: Çka i duhet me shumë në edicionin e ri?

Blerim Beqiri: Në edicioni e ri në Superligë, në momentin kur kemi përfunduar ndeshjen e barazhit dhe jemi hy n]ë Superligë, jam taku me disa anëtarë të klubit dhe kemi biseduar që tash duhet tjetër organizim, tjetër nivel është Superliga, ku edhe klubi ka filluar kontaktet me disa lojtarë dhe janë duke ecur punët mirë. 

“Bota sot”: A do të ketë ndryshime?

Blerim Beqiri: KH Vjosa për të gjitha ekipet tjera do të jetë një kundërshtar i vështirë për të kaluar sepse nuk mungon vullneti nga njerëzit që janë për rreth klubit që e udhëheqin dhe do të ketë ndryshime të mëdha në lojtarë. 

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Blerim Beqiri: Synimet janë që klubi të organizohet sa më parë që na pret në Superligë dhe për t’i arritur aspiratat të cilat i kemi. 

Në fundjavë e kam një takim me Nysret Rexhepin për t’i diskutuar edhe disa hollësi për kontratë, ku besoj që do të jemi dakord dhe të vazhdojmë përpara, pra të iu tregojmë se Vjosa e ka vendin në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat