Verim Zherka jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Rahovecit

Hendboll

Verim Zherka jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Rahovecit

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 11:41
Verim Zherka

Verim Zherka nuk është kryetrajner i kampionit të ri të Kosovës, klubit të hendbollit Rahoveci. 

Zherka kreu misionin e tij, synimin që e kishte, për të sjell titullin në Rahovec.

Ai jep dorëheqje të parevokueshme.

“Pas një sezoni të shkëlqyeshëm që e patëm me KH Rahovecin duke u stolisur me titullin e Kampionit të Kosovës erdhi koha që ti ndajmë rrugët. 

Shfrytëzoj rastin ti falënderohem të gjithë lojtarëve të mi, stafit tim, kryesisë së klubit për bashkëpunimin. 

Dhe falënderimi i veçantë i shkon të gjithë henbolldashësve të qytetit të Rahovecit për përkrahjen që na dhanë gjatë tërë kampionatit.

Faleminderit të gjithëve”, ka bërë të ditur Zherka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat