Dafina Mustafa transferohet te Kreuzlingeni

Hendboll

Dafina Mustafa transferohet te Kreuzlingeni

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 11:07
Dafina Mustafa

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë hap të madh në karrierë.

Ajo i është bashkuar skuadrës së Superligës së Zvicrës, Kreuzlingen.

Dafina Mustafa deri më tani ishte te LC Bruehl, kurse luajti në ekipin e dytë.

Në edicionin e fundit i realizoi 50 gola në 25 paraqitje. 21-vjeçarja është po ashtu lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës.

Javë më parë te Kreuzlingeni u transferua edhe Fitore Aliu.

Ndërkohë Pashke Marku ka vendosur të pushojë nga hendbolli. Pashkja për kohë të gjatë ishte lojtarja kryesore e Kreuzlingenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat