Nielsen spektakolar! Barcelona – Aalborg, finalja e Champions Leagues

Hendboll

Nielsen spektakolar! Barcelona – Aalborg, finalja e Champions Leagues

Nga: K.Goca Më: 8 qershor 2024 Në ora: 20:22
Pamje nga ndeshja

Festivali i Barcelonës kundër Kielit për të luajtur në finalen e Champions League, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.

Barcelona ngadhënjeu me rezultat 30:18 dhe duke iu falënderuar portierit Nielsen.

“Të luash në Gjermani kundër një skuadre vendase është gjithmonë e komplikuar, por Barcelona e zgjidhi në mënyrë të përsosur ndeshjen e saj gjysmëfinale (30:18) kundër THW Kiel.

Emil Nielsen mbylli paraqitjen e tij me 47 për qind të pritjeve spektakolare”, shkruan mediumi spanjoll. 

Barcelona do të synojë titullin e dymbëdhjetë të Champions League, pas atyre të fituara në vitin 1991, 96, 97, 98, 99, 2000, 05, 11, 15, 21 dhe 22. 

Barcelona - THW Kiel 30:18 (15:9)

FC Barcelona: Nielsen (15 pritje, 3 penallti), Perez de Vargas (5 pritje) - Richardson 5 (1), Cikusa Jeliçiç 4, Janc 4, Arino 3, Mem 3, Carlsbogard 2, Frade 2, Gomez Abello 2 (1), N'Guessan 2, Langaro 1, Makuc 1, Wanne 1
THW Kiel: Bellahcene (1 pritje), Mrkva (3 pritje, një penallti), Duvnjak 4, Ekberg 3, Reinkind 3, Bilyk 2, Dahmke 1, Ellefsen a Skipagötu 1, Johansson 1, Pekeler 1, Wallinius 1, Weinhold 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat